Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Shkencë Kulturë

Recension/ ‘Varrezat në Ulqin – Zona e Brendshme e Qytetit dhe Rrethina e Afërt’

December 18, 2019
355
SHARES
5.6k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Agron Islami

Në Ulqin me daten 13 dhe 14 dhjetor u perurua vëllimi i dytë i librit për gurvarret e zonës së Ulqinit nga Mr. Ali Bardhi.  Para se t’i bëjmë veshtrimin veprës në fjalë, e shoh të arsyeshme ti them dy fjalë për këto mbishkrime në gurë me qëllim të njohjës me rëndësinë dhe peshën që këta gurë kanë për historinë dhe kulturën tonë.

Përgatitur nga: Agron Islami

Në fillim këta gurë veheshin tek varri, respektivisht tek koka dhe këmbët me qëllim të shenjimit të varrit. Kjo forme praktikohej për gjetjen sa më të lehtë të tyre nga ana e familjareve ne raste vizitash. Por, me kalimin e kohës dhe me shtimin e numrit të varrezave lind nevoja e shkrimit mbi gurë të emrit të të vdekurit. Këto tekste të gdhendura në gurë që sot paraqesin gjurmët e të parëve tanë, para së gjithash janë vetë faktografia që përcjell mesazhin për  të kaluarën, gjuhën dhe kulturën e një populli. Njëherit janë referencë e dorës së parë për gjuhësinë, historinë, gjeografinë, toponiminë etj.

Këta gurë për të cilët një studiues thotë se lejimi i zhdukjës së këtyre gurëve është i barabart me lejimin e zhdukjës së regjistrimeve të popullit, hasen në gjithe hapësirën shqiptare që datojnë nga fillimet e hershme të urbanizimit të qyteteve tona. Rasti konkret është me një gurë të gjetur në oborrin e xhamisë Gazi Ali Bej në Vushtrri të cilin e dëshifroi studiuesi amerikan nga Universiteti i Harvardit Andrea Hercher dhe që mbante datën 1410, por që fatkeqësisht ky gurë tani më nuk ekziston.

Përkundër vlerës shkencore të këtyre gurëve prej epitafesh deri në dekadën e fundit nuk është se janë trajtuar mjaftueshëm. Ndër trajtuesit e parë ishte Hasan Kaleshi i cili në vitin 1968 botoi një punim në gjuhën turke për monumentet e Prizrenit, ku referenca kryesore e punimit shkencor të tij ishin pikërisht mbishkrimet në gurët e varreve të Prizrenit, përmes të cilëve suksesshem arriti që të vij  deri tek informacioni i sakt mbi ndertuesit e monumenteve, njëherit nxjerri edhe biografitë e udhëheqësve të Prizrenit. Megjithate kohët e fundit shihet një interesim i shtuar për botimin e këtyre objekteve. Me këtë rast vlenë të përmendet vepra kapitale e Mehmet Tutunciut “ Corpus of Ottoman Inscriptions from Albania and Montenegro“, e cila trajton mbishkrimet osmane ne Shqiperi dhe Mal te zi, dhe qe shume shpejte lexuesi shqiptar do ta ketë në dorë edhe versionin në shqip të përkthyer nga studiuesi Ardian Muhaj.  Në Kosovë në vitin 2017 Fakulteti i Studimeve Islame ka botuar vellimin e parë “Epitafet në gjuhën osmane – Deshifrimi dhe Përkthimi i tyre, Regjioni i Prishtines dhe këto ditë doli edhe vellimi i dyte i regjonit të Mitrovicës me autor Agron Islami dhe Selim Selimi. Ndërsa Magjistër Ali Bardhi, i cili ishte ndër të parët nga autorët shqiptarë që nxorri në dritë këta gurë prej monumentesh, në vitin 2016 botoi një vëllim të 600 mbishkrimeve në gurvarre të Anës së Malit, dhe këtë vite që po lem pas botoi edhe vëllimin e dyte të cilin po e prezantojmë sot. Në këtë vellim janë  përfshirë 16 vendbanimet e Zonës së Brendshme të Ulqinit dhe rrethinës së afert.

Vëllimi i dyte i autorit Ali Bardhi është ndarë në tre kapituj. Kapitulli i parë i është kushtuar varrezave pa mbishkrime, ku është dhënë një pasqyrim i shkurtër për vendvarret në këtë zonë që nga parahistoria, antikiteti, mesjeta, koha e re e deri në ditët e sotme. Në kapitullin e dytë janë trajtuar llojet e varreve, llojet e tyrbanëve, më pas gjuha e mbishkrimeve në gurvarre dhe krejt në fund kapitullit eshte trajtuar gjuha e simboleve dhe motiveve që përmbajnë këta gurë. Ndërsa në kapitullin e fundit dhe me të rëndësishmin për nga informacioni, janë dhënë fotografitë e gurvarreve, transkriptimi dhe përkthimi në gjuhën shqipe, si dhe para shtojcës së fotografive në teren, në formë tabelare janë dhënë gurvarret e meshkujve dhe femrave me mbishkrim arabo-osman, vendodhja dhe numri i tyre, tyrbanet etj.

400 gurët me mbishkrime të trajtuara në këtë vëllim mbulojnë një periudhe kohore prej 235 vitesh, ndërmjet viteve 1708-1943. Siç është cekur edhe nga vetë autori gjuha e këtyre teksteve kryesisht eshte osmane dhe arabe, si gjuhe e liturgjisë fetare islame dhe si gjuhë e letërsisë së bejtegjinjëve që ishte që nga shek. 17.

            Fakti që autori i veprës vjen nga zona ku janë gjetur këta gurë, mund të konstatohet autenticiteti dhe vërtetësia, respeketivisht leximi i drejtë i emrave të personave, emrave te vendbanimeve, apo edhe profesioneve, dhe kjo vërehet edhe në shënimet shtesë që janë dhënë nga autori në rastet kur ai ka identifikuar mbiemra të familjeve që përdoren edhe sot në këto anë të Ulqinit.

            Autori në mënyrë tabelare ka bërë edhe ndarjen emrave të gurrës shqipe, turke, arabe e persishte. Veçanti e këtyre emrave janë emrat e gurrës shqipe të shkruar me alfabet arabo-osman, siç është rasti me gurevarret e gjetura në kalanë e Ulqinit: Uku ibiri i Bemol Reisit, apo Zoge, e bija e Ali Bylykut, apo rasti i gurvarrit të gjetur në Zogaj: Zoja e bija e Mehmed Hoxhes etj. Emrat tipik shqiptar përveç që dëshmojnë pronaret e vërtetë banues të këtyre zonave shqiptare, janë dëshmi e ruajtjës së gjuhës shqipe nga ana e shqiptarëve të besimit islam të Ulqinit.

Autori, duke i sjellur ne fotografi këta gurë prej dokumentesh të dorës së parë, i ka bërë të pavdekshëm për gjeneratat që vijnë pas, njëherit përmes traskriptimit dhe përkthimit i ka bërë të qasshëm për lexuesin shqiptar dhe jo vetem.

Si përfundim, në cilësinë e recenzentit të këtij vëllimi me përgjegjësi profesionale konstatoj se, veprat e Ali Bardhit është një kontribut i veçantë për ndriçimin e historisë dhe të antropologjisë së njërës prej zonave më të rëndësishme të hapësirës shqiptare për kohën, por edhe për ditët e sotme siç është Ulqini. Informacioni që ofrohet në këtë vepër kapitale të gurëve me mbishkrim dëshmon vazhdimesine e panderprerë të banimit të popullsisë shqiptare në këto anë. Njëherit edhe simbioza e emrave që gjenden në këtë vëllim është një vlerë e shtuar dhe referencë e patejkalueshme për studiesit e antroponimisë historike te shqiptareve të kësaj ane. Lexuesi i ketij vëllimi me lehtësi mund të bëjë krahasimet e emrave të gurrës shqipe, për të parë si janë përdorur në atë kohë dhe sot.

Share278Tweet

Related Posts

Historia e Shtëpisë së Bardhë!

October 13, 2021

Pesë qytete legjendare të humbura, që nuk janë gjetur kurrë!

April 8, 2021

Mësuesi që vrau Miladin Popoviqin para 76 viteve!

March 14, 2021

Historia e shtrëngimit të dorës – Kur nisi dhe pse e bëjmë?

December 24, 2020

Ibn Khalduni dhe kontributi historik i civilizimit islam në shkencën politike perëndimore!

December 10, 2020

Noel Malkolm thotë se Perandoria Osmane nuk nxiste konvertimin, siç bënte kështu Kisha Orthodokse!

November 16, 2020

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.