Iniciativës së Kadri Veselit i ka dalë karshi LDK, AAK, PSD dhe Vetëvendosje. Kjo e fundit ishte shumë e ashpër në deklaratat e saj kundër Veselit, shkruan Gazeta Mejdani.
Nga ana tjetër, Kadri Veseli u kishte bërë ftesë partive politike që ta nënshkruajnë një pakt kundër korrupsionit.
PSD dhe AAK më herët kritikuan të parin e PDK-së për këtë iniciativë teksa, shtuan se nuk do ta nënshkruajnë asnjë pakt i cili vjen nga kjo parti.
Në këtë rast, edhe Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se të bësh pakt me Veselin për luftimin e korrupsionit, është pakt për legjitimin të korrupsionit të partisë së tij.
Zëdhënësi për Informim i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka tha për Gazetën Blic se prapa kësaj kërkese fshihet edhe tentativa për të harruar gjithë korrupsionin e 20 viteve të pasluftës.
“Me bë pakt me Kadri Veselin për luftimin e korrupsionit është pakt për legjitimin të korrupsionit të partisë së tij. Pra, prapa kësaj kërkese fshihet tentativa për të harruar gjithë korrupsionin e 20 viteve të pasluftës që është edhe njëri prej shkaktarëve që kemi shtet të kapur e ekonomi të pazhvilluar”, tha Manxhuka./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post