Përkrah reagimeve të shumta në lidhje me rastin në Pejë, ka reaguar edhe teologu Mustafë Bajrami.
I tmerruar nga ajo që ka parë duke u rrahur brutalisht një nënë dëshmori, një e moshuar dhe e pambrojtur, ai ka shkruar se Rrahja e asaj nëne të moshuar nga ajo infermiere e pashpirt, është ndër skenat më të rënda që i kam parë viteve të fundit.
Më poshtë gjeni postimin e tij në të plotë:
Rrahja e asaj nëne të moshuar nga ajo infermiere e pashpirt, është ndër skenat më të rënda që i kam parë viteve të fundit. Akt kriminal nga një kriminele me shpirt sadisti. Duhet dënim kardinal për atë kriminele me gjithë koleget e saj që inçizonin e qeshnin teksa shoqja e tyre e rrahte fytyrës atë nënë të mjerë. Morali shtetëror tregohet pikërisht në këso raste. Instancat më të larta të shtetit duhet të reagojnë. Mbarë shoqëria jonë gjithashtu. Nuk duhet të ketë aspak mëshirë ndaj kriminelëve të tillë. Sepse është rrah pamëshirshëm një nënë plakë e pambrojtur.
Allahu marrtë hak në njerëzit e pashpirt…!