Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit ka alarmuar qytetarët dhe institucionet e vendit, ku shumë kritika në drejtim të Qeverisë Hoti kanë ardhur pas kësaj.
Opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Financave, Hykmete Bajrami pas skandalit me vjedhjen e mbi 2 milionëve eurove, mirëpo kjo e fundit ka thënë se nuk ka arsye dhe ka hedhur fajin tek ministria e Infrastrukturës për këtë gjë.
Por, një reagim tjetër sot ka ardhur edhe nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovës Tomash Szunyog, i cili u shpreh i shqetësuar me avullimin e 2 milionë eurove nga Thesari.
“Vetëm javën e fundit patëm e 2 milionë euro u vodhën, prandaj edhe duhet të kihet kujdes se si janë të ndarë detyra në praktik dhe parimet. Ligjit përcakton bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ato mund të organizohen dhe ofrojnë shërbime”, tha Szunyog.
Ai në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”, u shpreh se Kosovës i nevojitet reforma në administratën publike dhe janë më së të nevojshme këto reforma.
“Për procesin të zgjerimit është e rëndësishëm reforma në administratën publike. Janë të vështira dhe komplekse por janë të nevojshme. Në vitin 2019 kemi pasur rezultatet e para, pas këtij viti nuk kemi parë ndryshime në aspektin se si administrata është organizuar”, tha Szunyog.