Si gjithëherë drejt e në kohë të duhur, edhe kësaj radhe ka reaguar veprimtari Bardhyl Mahmuti. Ai ka shkruar se pas vrasjes së policit në veri, Shqipëria duhet të reagojë. Për më tepër, ka kërkuar nga Republika e Shqipërisë që të fillojë procedurat për mbajtjen e një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
“Duke u nisur nga fakti se agresioni i sotshëm i Serbisë kundër Kosovës paraqet hapin e parë drejt një lufte me pasoja të mëdha për tërë rajonin, është në kompetencë të Republikës së Shqipërisë që, si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, të thërras mbledhje urgjente ku do të shqyrtohej rrezikimi i paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor!.Vetëm qëndrimet e prera dhe të qarta të akterëve me peshë në skenën politike ndërkombëtare kundër cenimit të integritetit territorial dhe të sovranitetit të Kosovës, që është duke bërë aleati i Rusisë, mund të ketë efekte pozitive në parandalimin e përkeqësimit të situatës shpërthyese në këtë pjesë të Europës. Heshtja përpara kësaj situate me rreziqe të mëdha për paqen dhe sigurinë rajonale është inkurajim për Serbinë, si aleate të Rusisë putiniane në këtë pjesë të Ballkanit’, ka shkruar ai në ‘Facbook’.