I dërguari i presidentit amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar rreth paralajmërimit të heqjes së taksës nga kryeministri Albin Kurti.
Ai ka thënë se nuk i mbështesin masat gjysmake të Kurtit, por duan heqjen e plotë të tarifës.
“Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo ibë e qartë Presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Kurti doli me qendrim te pezullimit te perkohshem te tarifes per 90 dite, me disa kushte per Serbine.