
(NATO)
Sekretari i përgjithshëm i aleancës Atlantike tha se Rusia “ka zgjedhur rrugën e agresionit kundër një vendi sovran dhe të pavarur”.
Sulmi “vë në rrezik jetë të panumërta civilësh”, tha Jens Stoltenberg në një deklaratë, duke e përshkruar atë si një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim serioz për sigurinë euro-atlantike”.
Ambasadorët e NATO-s do të mbajnë një takim urgjent të enjten në mëngjes me orën evropiane për të diskutuar sulmin.