Pas emërimit në krye të AKI-së, Kreshnik Gashin dhe Burim Ramadanin si inspektor i përgjithshëm në AKI, ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se aparati politik i PDK-së dhe AAK-së emërohen në AKI, duke politizuar kështu edhe më tej institucionet shtetërore, arsye kjo për humbjen në zgjedhje të PDK-së dhe AAK-së, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se qeveria e re LVV dhe LDK duhet ta “çlirojnë” secilin institucion shtetëror dhe t’i lejojnë profesionistët t’i udhëheqin ato.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Aparatcik politik te PDK dhe AAK emerohen ne AKI
Politizimi i institucioneve shteterore ishte arsyeja pse PDK dhe AAK i humben zgjedhjet, por keto parti po e vazhdojne kapjen e shtetit edhe ne periudhen paszgjedhore!
Kjo tregon sa pak integritet kane politikanet e gjenerates se “cubokracise”.
Qeveria e re LVV dhe LDK duhet te “clirojne” secilin institucion shteterore nga aparatciket politik dhe te lejojne profesionistet qe jane besnik vetem ndaj interesit shteteror dhe Kushtetutes ti udheheqin ato.
Discussion about this post