
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar liderët partiakë në një takim para vizitës së planifikuar më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Mirë, për këtë ftesë ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Ai thotë se kjo Qeveri është e paligjshme, pasi nuk ka kredibilitet e as legjitimitet.
Ndërsa, sa i përket ftesës së kryeministrit Hoti thotë se ajo nuk iu ka ardhur dhe nuk ka pasur nevojë as ta nisin.
“Kjo qeveri është e paligjshme. S’ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin”, shkruan ai në Facebook.