Sot në rrjete sociale është bërë virale një video ku një punonjëse e një shtëpie për të moshuar në Pejë, shihet duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare, teksa infermierët tjerë e shikojnë dhe e inçizojnë.
Ndërsa sipas ish-ushtari të UÇK-së, Adnan Hyseni gruaja e moshuar që u rrah mizorisht nga infermieret në qendrën për të moshuar në Pejë, është nëna e dëshmorit Taulant Nura.
Reperi Gold Ag me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” reagoi ashpër ku dhe i kërkoi falje dëshmorit.
“O Taulant Nuraj na e bëjë hallall që ta kemi shkel gjakun, e nënën po ta rrahim veç që ka mbet pa ty”, shkroi ai në “Facebook”.