Dy persona kanë vdekur sot në fshatin Prilluzhë, të Komunës së Vushtrrisë.
Gazeta Sinjali ka mësuar se viktimat janë dy vëllezër.
Lajmin për vdekjen e tyre e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Mund të ju konfirmoj se kanë vdekur dy persona. Policia ka inicuar rastin si vdekje të dyshimtë. Kanë vdekur në intervale të shkurta, rreth një orë distancë kohore mes njëri-tjetrit. Trupat e tyre janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, për ta gjetur shkakun e vdekjes”, ka thënë Zahiti.