Një person ka humbur jetën të hënën në fshatin Izbicë të Skenderajt.
Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se dyshohet se viktima mashkull ka rënë në një pus (bunar), transmeton Telegrafi.
“Viktima mashkull K/Shqiptar me (aftësi të kufizuara mentale) dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.
Discussion about this post