Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe në nder të rënies heronjve, te shtatorja e Zahir Pajaziti, me rastin e 23-vjetorit të rënies.
Haradinaj ka thënë se tre heronjtë: Zahiri, Hakifi dhe Edmondi ishin themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, Haradinaj ka folur edhe për caktimin e seancës plenare për bërjen e Qeverisë së re, të hënën.
Haradinaj ka thënë se nuk kanë marrveshje me LVV-në dhe nuk do të votojnë Qeverinë më 3 shkurt, ora 11:00.
“Normale që është caktuar seanca pasi që kryhet afati kushtetues. Aleanca nuk voton ndonjë Qeveri të hënën. Ne jemi opozitë dhe nuk di a do të ketë Qeveri të pakicave nuk dua të paragjykoj”, ka thënë ai.