Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Ramën dhe Albinin i largon Vuçiqi!

February 11, 2020
21
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Andi Bushati

Edi Rama e ka yshtjen për ironi më të fortë se atë për vetëpërmbajtje. Vesin e tij ai nuk ia kurseu në konferencën e shtypit, as Albin Kurtit. Duke e etiketuar si “të ri në detyrë”, ai mëtoi të theksonte gjithë naivitetin dhe ëndrrat fluturake që ngërthen ky togfjalësh.

Shkruan: Andi Bushati

Pasi ia ka thënë më parë edhe privatisht, gjatë takimit të tyre të mëhershëm në Tiranë, se realiteti i qeverisjes bie shpesh ndesh me poezinë e opozitës, ai u rimundua ta fusi në këtë steriotip edhe publikisht bashkëbiseduesin e tij. Por, në fakt, divergjenca e thellë që Rama dhe Kurti shfaqën këtë të martë, ajo e mospajtimit për idenë e mini-Shengenit Ballkanik, nuk ka të bëjë thjesht me ndryshimin mes një njeriu që u është nënshtruar ingranazheve të pushtetit dhe një tjetri që vazhdon inercinë idealiste të opozitës. Ajo mbi të gjitha është thelbësore, parimore dhe patriotike.

Mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit qëndron një hendek i thellë: i pari e sheh Kosovën si mish për top për pushtetin e tij. Për këtë, ai është i gatshëm, që përkrah Aleksandar Vuçiqit, të kërkojë një zgjidhje që i vë të dy në piedestalin e liderëve të pashmangshëm të Ballkanit.

Vetëm kështu mund të justifikohen piruetat krejtësisht halucinante, që bëjnë dhe shiun dhe diellin në fare pak kohë. Vetëm kështu mund të shpjegohet se si këta dy politikanë u shndërruan papritmas nga ithtarë të zgjidhjeve me ngritje muresh, me ndarje etnike, me shkëmbime territoresh dhe popullsish, në krejt të kundërtën, në partizanë të rrëzimit të mureve, të heqjes së kufijve, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, sipas modelit të Evropës së bashkuar.

Mjafton vetëm ky kapërcim i pabesueshëm, për të mos e parë Edi Ramën as si idealist, as si realist, por thjesht si oportunist.

Me Albin Kurtin e opozitës, në 22 vjet ka ndodhur e kundërta. Ai ka vuajtur burgun serb për Kosovën e pavarur, ai ka duruar prangat e UMNIK-ut për një shtet pa enklava të dirigjuara nga Beogradi, ai është shndërruar në deputet radikal me gaz lotsjellës në dorë, për të mos dorëzuar pjesë të territorit, ai ka pasur gjithmonë një yll polar, të diskutueshëm për shumëkënd, por të panegociueshëm për të: bashkimin kombëtar.

Pikërisht këto dy modele politikanësh janë përballur në takimin e tyre të parë zyrtar në Tiranë.

Ashtu sikurse u duk edhe nga fjalët e tyre, ata nuk kanë rënë dakord. Sepse, sipas Albinit. më parë duhet një “makro-Shengen” midis vetë shqiptarëve. Ndërsa, sipas Ramës, ai nuk mund të arrihet kurrë, pa mini-Shengenin, pra pa lejen e Beogradit dhe të Vuçiqit.

Ky pra është hendeku, i cili u vu re sot. Ai mes një politikani që qëndron prej 22 vitesh në pushtet dhe që e sheh gjithçka vetëm me cinizmin e përfitimit të vet personal dhe një lideri që vjen nga opozita dhe që ruan ende idealin e të folurit në emër të shumicës.

Pikërisht këtë përplasje Edi Rama u mundua ta fshehë përmes ironisë me stereotipin e “të riut në detyrë”, duke lënë të kuptohet se koha dhe pushteti do ta transformojnë edhe Albin Kurtin.

Natyrisht askush nuk mund të vërë bast për këtë.

Por, mosmarrëveshja e sotme na tregoi një gjë: se udhëheqës si Rama, nuk mund të ndryshojnë dot më, ata kanë vetëm një shpresë, ta bëjnë edhe Albinin si vetja.

Ndërsa, Kurti ende na mëkon me besimin për të dyshuar, se nuk ekziston një rrugë e vetme, se për të qëndruar gjatë në politikë nuk duhet patjetër të kalosh nga Beogradi, nuk mund t’u nënshtrohesh edhe kompromiseve më të ul[ta, se në fund të fundit, nuk duhet vetëm të përulesh, por edhe të besosh. /Lapsi/

Share13Tweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

July 1, 2022

Rama publikon pamje gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, iu rrëfen për bisedat në Hagë me ish-presidentin!

June 20, 2022

Çavusoglu pas takimit me Kryeministrin Kurti: Turqia nuk do lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e ’90-ta!

June 19, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.