Prishtina i ka thënë pothuajse ‘lamtumirë’ titullit kampion edhe për këtë vit.
Drita ka arritur të marr një pikë të madhe në kryeqytet, pasi luajti baras 1:1 ndaj Prishtinës, shkruan Gazeta OLLE.
Ish-trajneri i Feronikeli dhe Trepçës 89, Zekrija Ramadani ka komentuar këtë duel në ‘Sport Show’.
Ai ka thënë se Drita mori një pikë me meritë në udhëtim në kryeqytet, kurse sipasj tij, Prishtina tashmë ka humbur hapin për titull.
“Me këtë rezultat që mori Drita e eliminoi një rival direkt për titull. Prishtina kishte dy fytyra sot. Në pjesën e parë ishte agresive dhe e kërkonte golin. E nisi shumë mirë ndeshjen ashtu siç do çdo trajner.
Në pjesën e dytë, normal edhe rezultati e bën të vetën duke menduar ta menaxhosh rezultatin. Prishtina në pjesën e dytë nuk ishte në nivelin e duhur, ndoshta edhe për shkak të Dritës që luajti në sulm. Drita, sipas mendimit tim kishte ardhur për një barazim por të kishte pasur më shumë guxim do t’i kishte arkëtuar tri pikë të radhës që do ta bënte një hap të madhe për titull. Prishtina me këtë barazim është jashtë luftës për titull”, ka thënë Ramadani duke thënë se Prishtina ka pasur një mungesë shumë të madhe sot.
“Visar Bekaj është sa gjysma e skuadrës së Prishtinës. Mungesa e tij ishte shumë e madhe. Gjatë gjitha ndeshjet që i kam përcjell ai ka qenë në një formë të jashtëzakonshme. Prishtina, ka pasur mungesa dhe nuk them se nuk janë të rëndësishme, por kanë zëvendësime për ta, ndërsa për Bekajn nuk ka zëvendësim”, ka thënë Ramadani.