
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Twitter i është përgjigjur ministres së Jashtme të Bullgarisë që u shpreh e indinjuar lidhur me gjuhën e përdorur nga kryeministri gjatë samitit.
Rama në reagimin e tij shprehet se njësoj siç ka Bullgaria problem me mënyrën e tij të të shprehurit, edhe kryeministri ka problem me mënyrën se si i trajton Bullgaria çështjet bilaterale.
“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”