
Politikanja Rada Trajkoviq tha se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është një negociator i mirë, por e paraqiti Serbinë si një tavolinë suedeze nga e cila të gjithë marrin atë që dëshirojnë, dhe ai është si një kamerier që merr bakshish dhe e fut në xhep.
“Ai merr diçka për vete nga çdo marrëveshje. A është kjo financiare apo një përpjekje me Amerikën për ta mbajtur atë në pushtet në mënyrë që ai të mos mbahet përgjegjës për atë që ka bërë deri më tani,” deklaroi Trajkoviq
Ajo tha se duhet të gjendet një mënyrë për të privuar “qeverinë e dëmshme” nga legjitimiteti i saj dhe se çdo qytetar i përgjegjshëm nuk duhet të shkojë në zgjedhjet e ardhshme.
Trajkoviq e vlerësoi udhëtimin e Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit në Shtëpinë e Bardhë në Washington më 27 qershor si një udhëtim që nënkupton pranimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes për Kosovën. /SYRI.net/