Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Qytetarët e Prizrenit ankohen, Haskuka përgjigjet me arsyetime!

September 11, 2019
72
SHARES
4.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Mytahir Haskuka

Pas ankesave të shumta të qytetarëve të Prizrenit, sidomos rreth shërbimeve spitalore dhe të shëndetësisë, në fund ka reaguar i pari i qytetit, Mytahir Haskuka.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook ka dhënë disa sqarime në lidhje me ankesat e shumta të qytetarëve për shërbimet shëndetsore.

Haskuka ka thënë se Spitali i Prizrenit është në përgjegjësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe se udhëhiqet vetëm nga Qeveria e Kosovës dhe jo nga Komuna e Prizrenit.

Tutje ai ka treguar se fondi i performacës për shëndetësi në vlerë prej 538 mijë eurove, ende nuk është alokuar nga Qeveria.

Më poshtë gjeni postimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:

Në shumicën e postimeve lidhur me sukseset e Komunës së Prizrenit në shëndetësi, përkatësisht në Qendrat e Mjekësisë Familjare, vijnë komente për pakënaqësitë me Spitalin Regjional të Prizrenit, derisa edhe ankesat e qytetarëve në qendrën e thirrjeve “Alo Komuna” po ashtu kanë të bëjnë me Spitalin Regjional.

Për hirë të informimit të drejtë të opinionit publik, dua të ritheksoj se Spitali i Prizrenit është në përgjegjësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës, e jo nga Komuna e Prizrenit.

Komuna jonë edhe pse me buxhet më të limituar dhe me më pak personel mjekësor, ofron shërbime efikase të cilat në shumë raste do të duhej t’i bënte Spitali i Prizrenit. E gjithë kjo po bëhet edhe përkundër faktit që fondi i performacës për shëndetësi në vlerë prej 538,000 euro ende nuk është alokuar nga Qeveria.

Shërbimet shëndetësore që ofron Komuna, çdo ditë e më shumë po preferohen nga qytetarët dhe kjo mund të vërehet më së miri nëse bëhet krahasimi i gjashtëmujorit 2018-2019 ku ka rritje konstante.

Skriningu i gjirit përmes Echo-s është rritur për 79%, ndërsa mamografia është rritur për 187%. Që të dyja këto shërbime ofrohen pa pagesë për të gjitha gratë, me qëllim të diagnostifikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Pastaj numri i pacientëve në analizat laboratorike që janë me kosto shumë të ulët, është rritur për 44%. Kjo përveç tjerash tregon edhe rritjen e besueshmërisë në shëndetësinë primare të Komunës së Prizrenit, e cila po arrihet falë punës dhe përkushtimit tonë dhe të gjithë stafit mjekësor.

Së fundi, vetëm pak ditë më parë kemi ofruar edhe një mundësi për qytetarët që nuk mund të marrin shërbimet e rentgenit në Spitalin e Prizrenit shkaku i mosfunksionimit të aparatit të rentgenit aty. Tani e tutje edhe këtë shërbim qytetarët e komunës së Prizrenit mund ta kryejnë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare./Gazeta Mejdani/

Share6Tweet

Related Posts

(Mos)liberalizimi i vizave/ Bislimi fajëson opozitën!

June 24, 2022

Çfarë të mira i solli Kosovës ardhja në pushtet e Vetëvendosjes me më shumë se 50% të votave!

January 17, 2022

Totaj sot pranon detyrën e kryetarit të Prizrenit, si do të pritet nga Haskuka!

December 6, 2021

Ramabaja: Më vjen keq për PDK-në, ka rënë në gjendje ku Abelard Tahiri është shef i grupit parlamentar!

December 1, 2021

Arben Vitia në dhjetor mund të nis punë të re!

November 19, 2021

Flasin ekspertët/ Rënia e LVV-së në zgjedhjet lokale, pasojë e arrogancës ndaj opozitës dhe…

November 17, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.