
Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2022. Ky buxhet kap vlerën e 2 miliardë e 748 milionë eurosh.
Sipas projeksioneve, ky buxhet është 8,7 përqind më i madh se ai i vitit të kaluar.
Siç ka thënë kryeministri Kurti, nga ky buxhet mbi 100 milionë euro do të ndahen për Ushtrinë e Kosovës.
Sipas Kurtit, me këto mjete synohet që të niset ndërtimi i 50 çerdheve në Kosovë, 45 milionë euro për lehonat dhe shtesat për fëmijë dhe investime tjera.