Qeveria e Libisë ka reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të lëshuar të hënën nga Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Greqia, Administrata Greke e Qipros dhe Franca.
Ministria e Punëve të Jashtme të Libisë theksoi përmes një komunikate të shkruar se shprehjet në lidhje me memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Turqisë dhe Libisë janë ndërhyrje në punët e brendshme të vendit duke bërë të ditur se kjo është e papranueshme.
Ajo u bëri thirrje shteteve mesdhetare që të rishikojnë qëndrimet e tyre në lidhje me Libinë dhe nënvizoi se administratat e këtyre vendeve duhet të mbështesin qeverinë legjitime libiane dhe jo diktatorin (Khalifa Haftar) që sulmon Tripolin.
“Marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Turqisë dhe Libisë, të cilat përfshijnë memorandumet e mirëkuptimit për «Përshënjimin e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe» dhe «Bashkëpunimin në Fushën e Sigurisë dhe Ushtarake», janë firmosur ndërmjet qeverive të dy shteteve me brigje në Mesdhe. Nuk i interesojnë një pale të tretë. Ne jemi të çuditur që në këtë deklaratë të përbashkët është edhe EBA-ja, vend që nuk laget nga Mesdheu. Siç duke ajo ka synime të tjera. Prania e EBA-së këtu është për të mbështetur një vend tjetër që popullin libian. Që të dyja këto vende po përzihen në punët e brendshme të Libisë. Vendet nënshkruese të kësaj deklarate injorojnë krimet e kryera nga milicët e Khaftarit dhe sulmet e tyre ndaj civilëve e misioneve diplomatike”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e MPJ libiane.