Qeveria ka miratuar sot vendimin që Kosova të radhitet përkrah shteteve aleate e strategjike të saj, kundër Antisemitizmit.
Propozimi ishte dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendimin që Kosova të radhitet përkrah shteteve aleate e strategjike të saj, kundër Antisemitizmit.
Urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës.
Kosova duke qenë vetë viktimë e ideve monstruoze të spastrimit etnik dhe zhbërjes së identitetit të saj, e kupton mirë peshën e diskriminimit. Për më shumë, miratimi i sotëm i vendimit të Qeverisë afirmon angazhimin për të promovuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit, dhe për të luftuar Antisemitizmin në të gjitha format e saj, dhe është në harmoni me të gjitha shtetet demokratike që nuk njohin gjuhë të urrejtjes Anti-semitike” thuhet në njoftimin e ministres Haradinaj-Stublla.