
Qeveria e Kosovës do t’i ndajë sot 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues.
Kjo është konfirmuar për lajmi nga Lulzim Rafuna, këshilltar i Ministrit të Financave Bedri HamzësRafuna ka thënë se Qeveria e Kosovës ka në planë t’i ndajë sot 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.
“Sot në mbledhjen e Qeverisë që do të mbahet do të merret vendimi që t’i ndajmë 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë”, ka thënë ai.
Discussion about this post