Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Qëndrim neveritës dhe cinik i Edi Ramës!

October 16, 2019
362
SHARES
7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Bardhyl Mahmuti

“Kurrë nuk kam menduar se do të më vinte për të vjellë” nga reagimi i një kryeministri shqiptar!

Më 10 tetor 2019, pas takimit në Novi Sad me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pohoi për mediet, se “është nënshkruar deklarata e përbashkët, e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve ndërmjet këtyre shteteve.

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Përpjekja për krijimin e të ashtuquajturit “Shengen Ballkanik”, ku nuk ishte ftuar as Kosova e as Mali i Zi, nuk ishte asgjë tjetër, pos përpjekje për të realizuar planin hegjemonist serb në këtë pjesë të Europës Juglindore. Reagimet e shumta për praninë e Shqipërisë në një takim të tillë tendencioz u injoruan tërësisht nga kryeministri Rama.

Në të njëjtën ditë, kryeministri Rama reagoi lidhur me vendimin e Akademisë Suedeze, që i dha shkrimtarit austriak Peter Handke çmimin “Nobel” në letërsi për vitin 2019. Përmes rrjetit social “Twitter”, Edi Rama shkruan: “Kurrë nuk kam menduar se do të më vinte për të vjellë, për shkak të çmimit “Nobel”. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Fituesi i çmimit “Nobel” në letërsi është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit  dhe gjenocidit”.

Katër ditë më vonë, në një shkrim autorial për medien “Politico Europe”, kryeministri Rama tregon arsyet e veta se përse është tronditur nga një vendim i tillë i Akademisë Suedeze. Nga të gjitha arsyet që përmend në shkrimin e tij, kryeministri i Shqipërisë veçon dy: çështjen e përshkrimit që Peter Handke u bën serbëve si “njerëz të thjeshtë, të zakonshëm (…), duke ngrënë sarma, kajmak dhe duke pirë verë Smedereve, atje ku Danubi rrjedh pa zhurmë, (…), si njerëz që janë thellësisht të prekur nga përbuzja e pjesës tjetër të Europës (…)” dhe çështjen e “heshtjes së Peter Handkes për rolin e Serbisë në tragjedinë e Ballkanit gjatë viteve ’90  dhe sidomos në  gjenocidin e Srebrenicës, në Bosnjë”.

Kryeministri Edi Rama ka plotësisht të drejtë: “Paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë”. Nuk mund të ketë paturpësi më të madhe, sesa të kritikohet Peter Handke pse hesht për rolin e Serbisë në tragjedinë e Ballkanit, të përmenden rastet e veçanta të krimeve serbe dhe të mos thuhet asnjë fjalë e vetme për gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë.

Të citohet vendi, ku për Peter Handken “Danubi rrjedh pa zhurmë” dhe të mos përmendet fare përpjekja e shtetit serb për të fshehur kamionët-frigoriferë me kufoma fëmijësh, grash dhe pleqsh shqiptarë “në ujërat e qeta të Danubit” është paturpësi. Sidomos kur një kryeministri të Shqipërisë nuk i kujtohet se në lumin Danub, në vendin Tekija të Kladovës, kufomat e civilëve shqiptarë nxorën në sipërfaqe të ujërave edhe përpjekjen e fshehjes së krimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Të flitet për serbët si për “njerëz që janë thellësisht të prekur nga përbuzja që u ka bërë Europa” dhe të mos përmendet se nuk ka përbuzje më të madhe sesa mosndëshkimi i kriminelëve që vranë 1392 fëmijë shqiptarë, 1739 gra shqiptare, rreth 10 000 civilë të tjerë shqiptarë të të gjitha moshave, që dhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare dhe që dëbuan rreth 1 milion shqiptarë gjatë spastrimit etnik të Kosovës kjo është paturpësi e madhe! 

Nuk habitem që gjenocidi që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës lihet në heshtje nga Peter Handke, Regis Debray, Jean-Arnault Dérens, Pierre Péan apo intelektualë të tjerë, që në Serbi kanë ngrënë “sarma, kajmak dhe kanë pirë verë Smedereve”. Por të heshtë për këtë gjenocid një kryeministër shqiptar është neveritëse dhe cinik!  Për këtë arsye, nëse parafrazoj thënien e Edi Ramës, do të thosha: “Kurrë nuk kam menduar se do të më vinte për të vjellë” nga reagimi i një kryeministri shqiptar!

Të shpresojmë që kjo  paturpësi të mos bëhet pjesë normale e botës shqiptare!

Bardhyl Mahmuti

Politolog

Share123Tweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Rama publikon pamje gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, iu rrëfen për bisedat në Hagë me ish-presidentin!

June 20, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Erdogan kështu e shpreh admirimin e tij për popullin shqiptar: Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë!

January 17, 2022

Erdogan në Tiranë nën masa të rrepta sigurie! Mbrohet nga Garda, RENEA dhe një mijë efektivë specialë nga Turqia!

January 17, 2022

Erdogan viziton Shqipërinë, vizitë historike për Shqipërinë dhe NATO-n!

January 13, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.