Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Qemajl Mustafa i bënë thirrje gjilanasve: Votojeni Alban Hysenin, të ndëshkohet udhëheqja kriminale e Lufti Hazirit!

October 21, 2021
27
SHARES
4k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me këtë deklaratë sot i është drejtuar qytetarëve ish-kryetari i Gjilanit, i cili për disa vite me radhë ishte kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, shkruan Gazeta Mejdani.

Marrë parasysh atmosferën e krijuar në Gjilan pas zgjedhjeve të 17 tetorit, gara për të parin e këtij qyteti sa shkon e nxehet. Qytetarët Gjilanit mezi presin të mësojnë se kush do ta fitojë garën dhe kush do t’i udhëheqë ata për katër vitet e ardhshme.  

Qemajl Mustafa që konsiderohen njëri prej kryetarëve më të suksesshëm të Gjilanit që nga paslufta, ka kohë që është i zëshëm kundër parregullsive që kanë ndodhur në Komunën e Gjilanit.

Për më tepër, ai është i zëshëm kundër politikave të deritanishme që janë implementuar në Komunën e Gjilanit. Sipas tij, “vazhdimi me këta njerëz është përcaktim për me e fundosë komunën e me vazhdue me e pasurue dhe me ia zgjatë jetën Lutfi Hazirit me rrethin e tij kriminal”.

Qemajl Mustafa madje ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit të Vetëvendosjes, Alban Hysenit.

“Është momenti i duhur me i lënë inatet e frustrimet dhe me e votue ndryshimin dhe shpresën për një komunë të të gjithëve pa dallim dhe në të cilën secili e ndien vehten edhe krijues edhe hisedar. Për një komunë me demokraci stabile, me zhvillim dinamik, pa krim e pa korrupsion”, ka thënë Qemajl Mustafa.

Do ta mbështes ndryshimin, për hir të qytetarëve të Gjilanit, dhe për ta ndalë keqqeverisjen që e ka ngulfatur qytetin tonë, ka shtuar ai.

Më poshtë lexojeni shkrimin e plotë të Qemajl Mustafës në llogarinë e tij në Facebook:

UNË I BESOJ NDRYSHIMIT NË GJILAN PO ASËSESI NUK I BESOJ “PABLO ESCOBARIT” TË VOGËL TË GJILANIT DHE KLANIT TË TIJ KRIMINAL

E kuptoj nevojën e ndonjërit për shfryerje mllefi ndaj LVV-së dhe Alban Hysenit sepse mentaliteti dhe skena politike kosovare, fatkeqësisht, ka krijue armiq e jo rivalë politikë në arenën demokratike. Por, më shumë se ky “mirëkuptim”, e dij që vazhdimi i qeverisjes me Lutfi Hazirin dhe me LDK-në është katastrofik për Gjilanin. Thjeshtë, vazhdimi me këta njerëz është përcaktim për me e fundosë komunën e me vazhdue me e pasurue dhe me ia zgjatë jetën Lutfi Hazirit me rrethin e tij kriminal. Populli i Gjilanit ka sens më të hollë se sa thirrjet e do përfituesve të rastit e të çastit për me e përkrahë Lutfi Hazirin dhe bandën e tij.

Ndonjërit që nuk e ka përkrahë deri dje sepse “kinse” e kishte partinë e tij në garë dhe që ia ka nisë me e përkrah sot mundet edhe me i ra mirë por kjo ka me ndodhë krejtë rastësisht. Edhe Pablo Escobarin e Kolumbisë e kanë dashtë disa mijëra njerëz të Kolumbisë sepse fëlliqitë dhe megakrimin e tij është mundue me e kamuflue me aspekte “humanitare” për shtresat e shtrira përtokë. Por, Pablo nuk ka arritur kurrë ta mashtrojë as popullin kolumbian e aq më pak Amerikën e cila ia përcaktoi fundin. Dhe fundin e tij tragjikomik e kemi të gjithë të njohur.

Është momenti i duhur me i lënë inatet e frustrimet dhe me e votue ndryshimin dhe shpresën për një komunë të të gjithëve pa dallim dhe në të cilën secili e ndien vehten edhe krijues edhe hisedar. Për një komunë me demokraci stabile, me zhvillim dinamik, pa krim e pa korrupsion.

Popull i Gjilanit, mos u mashtro sepse pastaj ske kujt me ju ankue. Mos e perkrah të keqen e të shëmtuarën në oborrin tënd sepse ti je i Zoti i shpisë.

Voto për ndryshim.

Voto për Alban Hysenin i cili në këtë çast, bashkë me subjektin e tij LVV por edhe me ndihmën e qartë e të parezervë të PDK, AAK, AKR, KDTP, VATRA, PD, Lulzimit, Ganiut e të mijëra qytetarëve të tjerë jopartiakë është e vetmja shpresë e këtij ndryshimi.

LDK duhet të ikë sa më parë dhe si e vetme në opozitë sepse kjo është më shumë se e nevojshme për Gjilanin. 

Jam shumë i sigurtë që ky ndryshim ka me ndodhë edhe përkundër disa zërave e thirrjeve qofshin ato edhe të liderëve lokal e qendror të subjekteve që i theksova.

Gëzuar Gjilan!

https://www.facebook.com/qemajl.mustafa.1/posts/10219867717106486
ShareTweet

Related Posts

Qemajl Mustafa lirohet nga të gjitha akuzat, si do të arsyetohen tani Lutfi Haziri e Ismajl Kurteshi!

April 13, 2022

Eskalon Valentina Bunjaku e LDK-së: Humbje e madhe për Gjilanin, jo për Lutën!

November 16, 2021

LDK në Gjilan pëson humbje të rëndë, mposhtet Lutfi Haziri, fiton Alban Hyseni!

November 14, 2021

Nevoja e kohës për ta votuar Alban Hysenin në Gjilan!

November 12, 2021

Albin Kurti përkrah fuqishëm Alban Hysenin: Këtu në Gjilan, për besë, edhe keni kë e hekni edhe keni kë e bini!

November 2, 2021

Eskalon Lutfi Haziri: Mbyllja e kafiterive është presion ndaj ekonomisë dhe biznesit në Gjilan!

October 31, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.