Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se deri nesër do të merret vendimi lidhur me apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit të KQZ-së.
“Përmes këtij njoftimi informojmë të gjitha mediat e Republikës së Kosovës e me gjerë se, PZAP-i përmes faqes zyrtare dhe facebookut të tij zyrtar, do t’ju informojë në afatin më të shpejtë të mundshëm për vendimet që do t’i marrë lidhur me apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit te KQZ-së, për moscertifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve.
Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP që i bie se vendimet do të merren deri nesër më 26 janar 2021.
Ju në çdo kohë mund t’i qaseni faqes zyrtare dhe faqes në facebook të PZAP-it për të qenë të informuar lidhur me interesimin tuaj”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.