Koalicioni AAK-PSD është gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa me shumë prej 6.100.00 euro, raporton Front Online.
Ky koalicion është gjobitur pas një ankese që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, pasi që aktivistët e koalicionit AAK-PSD, kanë vendosur tenda dhe materiale propaganduese në sheshin “Rexhep Mala” në Gjilan.
Sipas paraqitësit të ankesës, ky verim bie ndesh me dispozitën e nenit 33 pika b) të LZP-së dhe Rregullën zgjedhore nr 13/2013 të KQZ-së.
Për t’i vërtetuar ankesat aktivistët e VV-së kanë dërguar edhe disa fotografi të printuara, në cilësi të provave materiale.
Lidhur me këtë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka marrë vendim që ta gjobit koalicion AAK-PSD me 6.100.00 euro. Partitë politike gjobën e shqiptuar duhet ta paguajnë në afat prej 15 ditësh.
Discussion about this post