Ndonëse u është premtuar rritje e pagës nga menaxhmenti i Feronikelit, një gjë e tillë nuk është realizuar asnjëherë. Punëtorët thonë se marrë parasysh specifikat e punës që bëjnë, meritojnë pagë më të dinjitetshme.
Andaj, punëtorët kanë mbajtur grevë njëorëshe, duke kërkuar rritje page. Thonë se kjo e drejtë po u mohohet nga menaxhmenti i Feronikelit, raporton KTV.
Në mbështetje, këtyre punëtorëve u ka dal edhe kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini.
Ai ka provuar që të hyjë brenda dhe të bisedojë me menaxhmentin e ndërmarrjes, që megjithatë, nuk është lejuar.
Punëtorët thonë se greva do të vazhdojë, deri në realizimin e synimeve të tyre.
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që këta punëtorë bojkotojnë punën për shkak të mosdhënies së pagave.
Discussion about this post