Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka paralajmëruar se partia e tij nuk do të lejojë vazhdimin e asnjë seance nëse aty është i pranishëm Driton Selmanaj.
Sipas Bashës, zëvëndëskryeministri i papranueshëm në Kuvend.
“Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfardo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend!
Çeshtja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike.
Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapesirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njejte si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm” shkruan Basha në Facebook.