Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Pseu u harrua dy milionëshi, apo…!

November 8, 2020
5
SHARES
690
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
2 milion euro

Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se kanë shtuar masat e sigurisë në procedurat që bëhen gjatë transferit të mjeteve financiare nga Thesari i Kosovës.

Këto masa të shtuara të sigurisë vinë pas një transferi të paautorizuar në vlerë të mbi 2 milionë eurove, të bërë më 9 tetor nga një punonjës i Thesarit të Kosovës në një llogari bankare të një kompanie private.

Lulzim Krasniqi, këshilltar i ministres së Financave, Hykmete Bajrami, në një përgjigje me shkrim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë rishikuar qasjet dhe autorizimet e stafit, duke shtuar nivelet e kontrollit dhe ndarë detyrat, në pajtim me udhëzimet profesionale.

Në bazë të këtyre udhëzimeve, ai thotë se aktualisht të gjitha proceset janë rikonfiguruar dhe e gjithë situata është nën kontroll të plotë dhe mjetet e buxhetit të Kosovës janë të sigurta.

Po ndryshohet struktura e transferit të mjeteve financiare

Në pyetjen se a do të ndryshojë struktura e transferit të mjeteve financiare të buxhetit të Kosovës pas këtij rasti, Krasniqi thotë se është hartuar një plan i veprimit dhe një strategji lidhur me këtë.

“Disa veprime tashmë janë ndërmarrë. Do të ndërmerren edhe veprime tjera brenda vitit dhe në periudhën afatmesme, veprimet do të rrisin edhe me tej nivelet e kontrollit dhe sigurisë së qasjeve. Kësaj i paraprijnë auditimi dhe analiza e proceseve, në përputhje me standardet më të larta të sigurisë”, thotë Krasniqi.

Përgjegjësitë dhe menaxhimi i mjeteve financiare, në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, në kuadër të se cilës funksionon Thesari i Kosovës, janë të publikuara në procedurat për menaxhimin e qasjes së përdorueseve në Sistemin Informativ të Menaxhimit të Financave të Kosovës, i quajtur me shkurtesën SIMFK.

Struktura e transferit të mjeteve financiare të buxhetit të Kosovës, sipas rregulloreve është e shpërndarë në disa zyrtarë, me hallka të shumta të kontrollit, kurse ka zyrtarë që kanë kompetenca më specifike.

Në këtë sistem, përveç punonjësve të Thesarit, të drejtë të qasjes kanë edhe punonjës të organizatave buxhetore, që caktohen nga organizatat përkatëse, por vetëm pasi të kenë kaluar procesin e trajnimit dhe certifikimin për modulin përkatës.

Gërxhaliu: Po harrohet rasti i transferit të mbi 2 milionë eurove

Për ekspertin e çështjeve ekonomike, Safet Gërxheliu ky rast po heshtet, dhe nuk po hetohet krimi financiar që ka ndodhur. Kjo heshtje dhe tentativa për të anashkaluar këtë problem, thotë Gërxhaliu, lë hapësirë që raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe do të ketë edhe në të ardhmen.

“Është koha që në këtë drejtim të punohet jo vetëm nga prokuroria vendore, por të angazhohet ndonjë mekanizëm ndërkombëtar për hulumtim të krimit financiar, që të luftojë dukuritë e tilla. Në Kosovë çdo ditë ndodhin gjëra të papritur dhe në këtë mënyrë lënë në harresë dukuritë negative që ndodhin, siç ishte edhe rasti i transferimit të paligjshëm të 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës”, thotë ai.

Dy zyrtarë të suspenduar

Pas transferim të paautorizuar të mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës, komisioni disiplinor ka suspenduar dy zyrtarë të Thesarit në linjë vertikale të hierarkisë: zyrtarin/menaxherin e tavolinës ndihmëse dhe udhëheqësin e divizionit të menaxhimit të sistemit informativ të menaxhimit të financave.

Ndërkaq, sa u përket vendimeve tjera që do të merren në raport me zyrtarët apo përgjegjësit lidhur më këtë rast, Lulzim Krasniqi, këshilltar i ministres së Financave, Hykmete Bajrami tha se veprimet janë duke u analizuar dhe pas rezultateve të auditimit dhe hetimit, do të shqyrtohet nevoja për vendime tjera.

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami.

Ministrja Bajrami gjatë raportimit para Komisionit për Buxhet dhe Transfere pati deklaruar se nga 2.1 milionë euro të transferuara nga Thesari i Kosovës, zyrtarët kanë arritur të bllokojnë mbi 5,590 mijë euro nëpër xhirollogaritë ku janë transferuar paratë.

Deri më tani lidhur me këtë ngjarje, punëtori i Thesarit, Labinot Gruda dhe njëri nga pronarët e kompanisë LDA Group –kompani në të cilën u transferuan paratë – me inicialet K.Sh, janë në paraburgim, ndërkaq, një person tjetër vazhdon të jetë në arrati.

ShareTweet

Related Posts

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike e Kosovës vlerësohet 10.5 për qind, u dhanë 1.8 miliard euro kredi!

March 22, 2022

Paralajmërimi i ri amerikan/ Si po goditen ish-presidentë-kryeministra e deputetë, shkatërrues edhe të Brezovicës!

December 22, 2021

Vazhdon aksioni i Policisë së Kosovës/ Për krimeve ekonomike arrestohen 10 persona si dhe ish-kryetari i Shtërpcës!

December 21, 2021

Skandal i skandaleve/ Toka e privatizuar për 4 mijë euro, shteti ia vlerëson 4. 8 milion euro. Si arsyetohet Haradinaj për këtë rast!

December 20, 2021

Rasti ‘Karaçeva’, ngritet aktakuzë ndaj 73 personave për veprimtari kriminale!

November 18, 2021

Çfarë gërryerje të shtetit kanë bërë qeveritë e kaluara/ Murati: Në RTK marrin paga më të larta se ministri!

November 17, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.