Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ani pse kishte marrë ftesë, sot nuk ka shkuar në seancën solemne të organizuar për 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.
Në seancën që filloi në ora 09:00, të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe e gjithë familja Jashari.
Megjithatë ai nuk ka shkuar në seancë. Ai kishte munguar edhe në seancën solemne që ishte organizuar për 17 shkurt.Një orë pas organizimit në Kuvend të Kosovës, i pari i shtetit ka ndarë dekorata për ish-ushtarët e UÇK-së.
I pari i shtetit, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të paraqiten së bashku në ora 12:00 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të bëhet parakalimi i trupave të FSK-së.