Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Pse është e vështirë të jesh mysliman në Francë?

October 31, 2020
6
SHARES
880
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Muslimanët në Francë

Pasi 3 njerëz vdiqën nga një sulm me thikë në Nisë këtë javë, të cilin presidenti francez Emanuel Makron e quajti një “sulm terrorist islamik”, kishte një ndjenjë déjà vu se këtë e kemi parë edhe më herët.

Shkruajnë: Greg Barton & Fethi Mansouri, The Conversation

Midis trishtimit të jetëve të pafajshme të marra në një mënyrë të tmerrshme, ekziston një parandjenje për atë që do të vijë, bazuar në atë që ka ndodhur kaq shpesh më parë.

Populli francez ka përjetuar shumë sulme terroriste në dekadat e fundit. Jo vetëm nga dhuna e tmerrshme e lidhur me ngritjen e ISIS, por nga një seri sulmesh në dukje të pafundme që datojnë që nga bombardimi i trenit të linjës Strasburg-Paris në qershor 1961, që shkaktoi vdekjen e 28 njerëzve.

Në vitin 2014, ngritja e ISIS pa fillimin e një lloji tjetër të sulmit terrorist në Francë. Terrotistët sulmuan një redaksinë e revistës satirike“Charlie Hebdo” në janar 2015 dhe në teatrin “Bataclan” në nëntor të atij viti.

Në disa aspekte, më tronditësi nga të gjithë ishte një tjetër sulm terrorist në Nisë. Më 14 korrik 2016, një shofer kamioni goditi me shpejtësi qindra këmbësorë që po kremtonin Ditën e Bastijës në shëtitore, duke vrarë 86 persona dhe plagosur më shumë se 400 të tjerë.

Për 6 milionë myslimanët e Francës, trishtimit aktual i është shtuar frika.

Prerja e kokës së mësuesit që kishte qëllime të mira Samuel Pati më 16 tetor, dhe një sulm i ngjashëm ndaj një gruaje 60-vjeçare dhe 2 të tjerëve në katedralen Notre-Dame të Nisës, dy javë më vonë ishin akte dhune të llogaritura për të provokuar zemërim.

Barbaria ishte e qëllimshme. Ajo synonte të përçante Francën dhe qytetarët e saj. Një sondazh pas vrasjes së Pati, zbuloi se 79 për qind e të anketuarve mendonin se ”Islamizmi i ka shpallur luftë” Francës dhe republikës Franceze. Një përqindje edhe më e lartë, e konsideroi të kërcënuar qasjen e ashpër të Francës ndaj shekullarizmit.

Në një shoqëri ku gati 1 në 10 njerëz janë emigrantë, të jesh francez do të thotë të veprosh si francez, dhe shekullarizmi nënkupton se në jetën publike nuk mund të shprehësh lirshëm identitetin ose angazhimin tënd fetar, nëse kjo nuk përputhet me katolicizmin francez.

Për myslimanët francezë, çdo sulm terrorist islamik shkakton një valë të re pikëpyetjesh publike rreth besnikërisë së tyre ndaj republikës dhe vlerave të saj.

Pas vrasjes së Pati, Këshilli Francez i Besimit Mysliman (CFCM) u përpoq të hiqte çdo lloj dyshim se çfarë qëndrimi mbanin myslimanët francezë:Atentati i tmerrshëm na kujton fatkeqësitë që shënojnë me trishtim realitetin tonë:atë të shpërthimeve në vendin tonë të radikalizmit, dhunës dhe terrorizmit, të cilat pretendojnë të jenë Islam, duke shkaktar viktima të të gjitha moshave, të gjitha kushteve dhe të gjitha bindjeve”.

Në një fjalim emocional gjatë një ceremonie zyrtare për nder të Pati, Makron tha:”Samuel Pati u vra sepse islamikët duan të marrin peng të ardhmen tonë, dhe sepse e dinë që me heronj të qetë si ai, kjo gjë nuk do ta ndodhë kurrë Ata i ndajnë besimtarët nga jobesimtarët”.

Mjerisht, ndërsa shumë nga ato që tha Makron përputhen me atë që beson shumica dërrmuese e francezëve(myslimanë dhe jomuslimanë), kjo i izolon në një cep myslimanët e Francës. Sado që të përpiqen, ata nuk mund të jenë mjaftueshëm francezë nëse nuk pushojnë së qeni myslimanë, dhe nëse të paktën në publik, nuk i kthejnë shpinën besimit të tyre.

Duke reaguar ndaj sulmeve terroriste në Francë, kryeministri i Kanadasë Xhastin Trudo u bëri jehonë mendimeve të udhëheqësve myslimanë francezë të CFCM, duke thënë:”Ato ishin veprime të urryera, kriminale, të pajustifikueshme nga çdo rrethanë dhe fyerje ndaj të gjitha vlerave tona. Kriminelët, terroristët, vrasësit me gjak të ftohtë që kryen këto sulme nuk përfaqësojnë Islamin. Ata nuk mund të përfaqësojnë myslimanët në Francë, në Kanada ose kudo në botë”.

Trudo që flet frëngjisht e kupton mirë Francën, por gjithashtu ai e kupton multikulturalizmin e shoqërive emigrante si Kanadaja, në një mënyrë që Makron nuk e kupton. Ai udhëheq një shoqëri thellësisht pluraliste, të formësuar nga emigracioni, ndërkohë Franca është një komb që lufton me gjuhën dhe praktikën e pluralizmit.

Nga ana tjetër, multikulturalizmi i Kanadasë, SHBA-së, Australisë apo i Zelandës së Re, është shumë më i qetë. Këto vende kanë një qasje ndaj unitetit kombëtar, që lejon shprehjen publike të të qënit ndryshe. Disa orë pas sulmit në Nisë, një burrë që po kërcënonte me pistoletë një shitës afrikano-verior në qytetin e Avinjonit u qëllua për vdekje nga policia, pasi refuzoi të hidhte armën.

Ai kishte veshur një xhaketë të stolisur me logon “Mbro Evropën” të grupit të ekstremit të djathtë dhe kundër emigrantëve,Grupi i Identitetit të Gjenerimit, që mbështet ide të ngjashme konspirative si australiani që masakroi 51 persona në 2 xhamitë në Kristçërç të Zelandës së Re, me idenë e një ”zëvendësimi të madh” të të krishterëve të bardhë nga myslimanët.

Ndërsa Franca shkon në një bllokim për shkak të valës së dytë të COVID, ekonomia e saj në krizë dhe populli i saj i shqetësuar dhe i frikësuar, përplasja e ekstremizmave, dhe një cikël përshkallëzues i dhunës është gjëja e fundit që i duhet vendit.

Kjo është një kohë e vështirë për të qenë francez, por është veçanërisht më e vështirë nëse je një mysliman francez. Makron e kupton këtë. Ai i di pengesat e paraqitura nga nivelet e larta që nxisin papunësinë e të rinjve francezë në përgjithësi dhe asaj myslimane në veçanti, dhe ai e njeh shumë mirë problemin e madh të racizmit sistematik dhe fanatizmit.

Por, deri më tani, ai dhe kombi i Francës, janë mbërthyer në një retorikë, duke përsëritur pafundësisht gabimet e së kaluarës, të ngarkuar emocionalisht nga një kornizë e gabuar e identitetit dhe një shteg i ngushtë dhe i panevojshme i përkatësisë. Tamam një déjà vu.

*Greg Barton, kreu i qendrës se Politikës Globale Islamike në Institutin Alfred Deakin për Shtetësinë dhe Globalizimin. Fethi Mansouri, profesor në Universitetin Deakin.

ShareTweet

Related Posts

Risitë dhe reformat që i bëri Omeri r.a.!

October 10, 2022

Nga Nada Dosti: Për Blushin që kërkon Hoxhë femër…po ka!

July 12, 2022

Macron i del karshi botës perëndimore: Ne nuk duhet ta përbuzim Rusinë

June 6, 2022

Përse islamofobia nxitë dhe ushqen albanofobinë!

April 14, 2022

Një shpjegim për Kosovën: edhe agjerues, edhe islamofob!

April 14, 2022

Hulumtimi/Suedi: Nëna nga Maqedonia, rrëfim për fëmijën ‘e rrëmbyer’ nga shteti!

March 14, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.