Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Pse Blerim Latifi e mbron Anton Zefin kur e shanë Adem Jasharin dhe na fyen të gjithë neve!

May 12, 2020
867
SHARES
9.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Mustafa Bajrami

Nuk e kam zakon të bëjë replika që qojnë pluhur. Disa herë jam kritikuar nga miqtë e mi përse jam i tillë dhe përse nuk reagoj me gjuhën që duhet reaguar. E si tuc që jam, për nga natyra, miqve të mi u them se tani më jetojmë në kohë paqe.

Shkruan: Mustafë Bajrami

Megjithatë, Blerim Latifi, i vetëshpalluri filozof i Kosovës, nuk të lë të qetë as në ditë Ramazani. Ky njeri për të cilin thuhet se është një dështak i regjur gjithandej ku tentoi t’i fus hundët, ky pra, do një tretman krejtësisht tjetër. Tek rasti në fjalë, puna është serioze dhe kemi të bëjmë me një të ashtuquajtur profesor universiteti, me një person ekstravagant për kah qasjet e tij ndaj temave të ndjeshme. Këtu më nuk bënë të mbetemi vetëm spektatorë e të kalojmë si kah “vorret e shkijeve”! Këtu seriozisht duhet reaguar.  

Në këto ditë kur po shfaqet filmi rus me përmbajtje anti-UÇK e deri në palcë kundër vlerave të luftës sonë për liri, në këtë kohë ky i vetëshpallur filozof i del në mbrojtje njeriut i cili e shanë më fjalët më të ndyta figurën më emblematike të UÇK-së. Blerim Latifi i del në mbështetje Anton Zefit që e shanë dhe e fyen Adem Jasharin. Që e fyen si o ma zi edhe fenë islame, edhe shqiptarët muslimanë. Në Ramazan.

Është tejet indikative përse Blerim Latifi e mbron Anton Zefin pikërisht në kohën kur Rusia po bënë fushatë të egër anti-shqiptare dhe anti-UÇK, sidomos nëpërmes atij filmi.

Ka kohë që kam kërkuar të mbrohen me ligj figurat e ndritshme të kombit shqiptar, pa dallim përkatësie fetare. Kam bërë thirrje nga studiot e RTK-së dhe kam shkruar se me patjetër duhet të mbrohen vlerat tona kombëtare dhe nacionale. Për më tepër, Adem Jasharit i kisha bërë një shkrim dhe i kisha folur me gjuhën e zëmrës. “Pranë varrit të Adem Jasharit” është biseda ime që e kisha bërë me Heroin e Gjallë nga Drenica, për t’ia treguar gjithë ato që i kisha pa duke “bredhur” nga cepi më jugor i Shqipërisë e deri tek cepi më verior i Kosovës. Adem Jasharin e kisha përgëzuar për faktin se ai i shkoi Allahut si besimtar i thellë dhe i sinqertë në Zotin. Dhe, aty i kisha thënë, të mjerët ne si po sillemi me emanetin e tij që na la pas, sikur që sot i them, të mjerët shqiptarët që kanë njerëz si këta dy; njëri që e shanë Adem Jasharin, e tjetri që i del në mbrojtje ofenduesit makabër të Adem Jasharit.  

I vetëshpalluri filozof, në shkrimin e tij skandaloz, i quan vehabistë të gjithë ata që reaguan ndaj një videoje skandaloze. Atij i djeg si në sy përse shqiptarët reaguan ndaj videos së Anton Zefit. Blerim Latifi “zbulon” se vehabistët e paskëshin paguar Anton Zefin të shanë Adem Jasharin. Sipas tij, si një “ekspert” i video-montazheve, e gjithë kjo paska ndodhur për ta mbuluar një skandal tjetër. Thotë: “Montimi i videos dhe mesazhi i paguar i saj shihet nga aeroplani. Edhe titulli i shpërndarë në media është poashtu në funksion të gjithë kësaj”.

Çifti i këtij profesori, padashtas apo me mburrje e hedh jashtë atë që e ka në bark. Duke dashtë ta relativizojë skandalin e asaj video, thotë: ‘Por, i gjithë ky mundim del të jetë i kotë, sepse vetë termi ‘katolik radikal’ është term bosh. Nuk ekziston sot diçka si ‘radikalizmi katolik’ apo ‘ekstremizmi katolik’. Të shqiptarët jo se jo, por as në botë, përgjithësisht. Ka shekuj që katolicizmi e ka pranu shoqërinë laike dhe parimin e përshtatjes me ndryshimet e shoqërisë moderne”!!

Ky profesor universitar, imagjinoni, profesor universitar, mendon se radikalizmi është radikalizëm vetëm kur shpallet si i tillë nga qarqe politike, e jo edhe kur fjalët, veprimet apo aksionet e dikujt si individ e si grup, janë radikale. Videon skandaloze e quan “të paguar nga vehabistët muslimanë”, ndërsa monstrumit Anton Zefi i del në mbrojtje. I tillë është Blerim Latifi.   

Çka t’i thuhet këtij njeriu që për fatin tonë të keq, fëmijëve tanë ua mëson filozofinë në Universitetin e Prishtinës?! A duhet t’ia rikujtojmë luftën dhjetëra vjeçare në Irlandën Veriore, sikur edhe të tjera, apo, duhet të heshti pikërisht sepse ndjejë për obligim moral e njerëzor ta kursej (një) fe, edhe nëse nuk është feja ime islame. Përkundër çiftit të këtij profesori i cili e shpreh haptas armiqësinë e tij kundër Zotit dhe besimtarëve në Zotin.

Në fund të artikullit të tij mbështetës për njeriun që e shanë Adem Jasharin dhe na fyen të gjithë ne, profesori universitar e tregon injorancën e tij të thellë edhe në lidhje me nacionalizmin si fenomen dhe mënyrë jetese. Ai e përdhosë Rilindjen Shqiptare kur thotë: “Nacionalizmi shqiptar ka lindë për të qëndruar mbi religjionet. Adem Jashari është figurë emblematike e këtij nacionalizmi…, feja e shqiptarit është shqiptaria, thotë Rilindja jonë kombëtare. Adem Jashari ka qenë, është, e do të mbetet përgjithmonë martir i vetëm kësaj feje”!!

A e shihni citatin shpifës të këtij “filozofi” si dezinformon me te? Si mashtron e si manipulon me emrin dhe në emër të Rilindjes Kombëtare. Ky, me vetëdije e paraqet këtë Lëvizje të ndritur kombëtare si Lëvizje anti-fetare, anti-islame. Sepse kjo i nevojitet pikëpamjes së tij ateiste. Ai, duke shfrytëzuar një varg nga një poezi e Vaso Pashë Shkodranit, që ishte Vali i Perandorisë Osmane në Libanin e atëhershëm, qëllimshëm, errët, mashtrueshëm dhe në mënyrë tendencioze tenton ta paraqes ateizmin si një platformë të përgjithshme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai jo që nuk e di, por nuk donë ta pranojë faktin se Rilindasit ishin besimtarë të sinqertë në Zotin. Ishin të përkushtuar ndaj fesë së tyre. Rilindasit këtë e shprehin nëpërmes poezive të tyre, nëpërmes shkrimeve dhe në jetën tyre. Njëjtë sikur Adem Jashari që e shprehu besimin e tij të sinqertë në Zotin, edhe sa ishte gjallë me namazet dhe me agjërimin e tij, edhe në momentet e rënies duke mbrojtur pragun e shtëpisë, familjen e tij, Drenicën, Kosovën dhe gjithë shqiptarinë.

Adem Jashari gjatë gjithë jetës së tij jetoi si besimtar i sinqertë, vdiq si besimtar i vërtetë, u varros si besimtar dhe i shkoi Allahut si besimtar i vërtetë. Si besimtar musliman.

E jo si njeri që e luftoi fenë apo si figurë emblematike mbi fenë, siç tenton t’i mashtrojë shqiptarët kyfar Blerim Latifi.

P/S: Këtu nuk është me rëndësi nëse Anton Zefi është Anton Zefi, apo quhet Luigj Marku apo ka ndonjë ndonjë emër tjetër.

Share789Tweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me fjalë të përzgjedhura për ambasadorin William Wallker!

Lidhja ime me Turqinë dhe raportet e mia me Erdoganin!

October 21, 2022

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Risitë dhe reformat që i bëri Omeri r.a.!

October 10, 2022

Mori fund globalizmi, çka pastaj!

October 5, 2022

Shqiptarët janë bërë popull për t’i vajtuar, ndër të fundit në botë me studime!

September 26, 2022

Pse deri më sot askush nuk arriti t’i rendis shkaqet pse Kosova qe 15 shekuj nuk rahatohet!

September 19, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.