Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar seanca gjyqësore e njohur si rasti “Pronto”
Prokurorja Drita Hajdari, bëri ndryshimin e përshkrimit faktik në njërën nga pikat e akuzës për ish shefin e Grupit Paralamentar të PDK-së Adem Grabovcin e ish ministrin e Besim Beqajn.
E avokati mbrojtës i ish ministrit, Besnik Berisha, tha para Trupit Gjykues se iu duhen 10 minuta kohë për të parë ndryshimin dhe për të vendosur se si do të veprojnë më tej. Kërkesë kjo e cila është aprovuar nga trupi gjykues.
Avokatët mbrojtës të të akuzuarve Adem Grabovci e Besim Beqaj, për shkak të ndryshimit faktik të aktakuzës kanë kërkuar që në gjykatë të ftohen si dëshmitarë sekretari i Qeverisë se Kosovës, Fitim Krasniqi e ish-ushtruesi i detyrës se kryeshefit të Telekomit, Nuredin Krasniqi.
Një kërkesë të tillë gjykata e ka aprovuar trupi gjykues.
Seanca e sotme ka përfunduar. Me 30 dhjetor këta dy dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjykatë e të njëjtën ditë pas këtyre dëshmive pritet të jepen fjalët përfundimtare.
Më 30 dhjetor dëshmojnë edhe dy dëshmitarë në rastin “Pronto”
Discussion about this post