Prokuroria Speciale për herë të tretë ka ftuar për t’u intervistuar Ksenija Bozhoviq, nënkryetare e Iniciativës Qyetare dhe njëra nga bashkëpunëtoret e ish-liderit Oliver Ivanoviq, raporton Gazeta Mejdani.
Bozhoviq ka deklaruar se e cilëson si të pakuptimtë që bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ivanoviqit të merren në pyetje derisa vrasësi të sillet i lirë.
Bozhoviq ka thënë se do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të Prokurorisë, porse “ata duhet të mos vazhdojnë me maltretime të tilla të marrjes në pyetje kaq shpesh”.
Ajo është e ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post