
Më herët u raportua se djali i Rifat Jasharit, Fazliu, është arrestuar në orët e vona të së martes nga Policia e Kosovës.
Jashari dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij.
Mësohet nga burime të sigurta se për këtë vepër penale Fazli Jashari u ndalua, i cili me aktvendim të prokurorit të Shtetit ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë, shkruan IndeksOnline.