
Siç kemi shkruar edhe më parë, AAK-ja dhe Vetëvendosja prijnë me numrin e aderimeve të kuadrove të reja në radhët e tyre. Sidomos biejnë në sy personalitete akademike dhe nivele tjera të jetës sociale që po i bashkangjiten partisë së Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Mejdani.
Kësaj radhe në AAK ka aderuar Prof. Dr. Nijazi Halili, profesor universitar dhe anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane për Shkencë dhe Art me seli në New York. Aderimi i tij është vlerësuar tejmase dhe konsiderohet edhe një kuadër më shumë i niveleve akedemike.

Në të njëjtën ditë, AAK-së i janë bashkangjitur edhe inxhinieri Halil Musliu, akonomisti Enver Sahiti dhe sipërmarrësi Nuredin Ratkoceri.
Në lidhje me këtë ka shkruar edhe ish-kryeministri i Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook:
Besimi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si parti me vizion të qartë kombëtar dhe shtetëror po rritet përditë në tërë vendin.
Nga sot, me Aleancën janë bashkuar veprimtarë dhe profesionistë të shquar nga Vitia dhe Ferizaj. I nderuar që Prof. Dr. Nijazi Halili, inxhinieri Halil Musliu, ekonomisti Enver Sahiti dhe sipërmarrësi Nuredin Retkoceri, po bashkërrugëtojnë me vizionin e AAK-së, për ta bërë realitet projektin 100% shtet. RH
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post