
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim delegacionin nga Komuna e Bingenit të Gjermanisë, në krye me kryetarin e kësaj komune, Thomas Feser.
Gjatë këtij takimi kryetari Haskuka dhe homologu i tij Feser biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm në mes këtyre dy komunave të binjakëzuar për më shumë se 50 vite më parë, ndërkaq u dakorduan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë e të sigurisë, si dhe për konkretizimin e projekteve të reja në fushën e ekonomisë dhe të arsimit.
Discussion about this post