Presidenti Hashim Thaçi tha të shtunën se pret që spektri politik të shterë të gjitha mundësitë e komunikimit për ndërtimin e institucioneve para se të ndërmerr hapa të tjerë.
Ai i bëri këto komente si përgjigje ndaj vonesave për krijimin e qeverisë së re nga ana e lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Pres që spektri politik të shterroj të gjitha mundësitë e komunikimit për ndërtimin e institucioneve pastaj do të shohim hapat që do të ndërmarrim”, tha ai.
Presidenti Thaçi se tashmë ka nënshkruar vendimin që i jep mandatin për të krijuar qeverinë kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Unë pres që, vendimin veç se e kam nënshkruar, duke menduar se veç do ta merr pasi që vet është deklaruar, ka zhvilluar fushatë si kandidat për kryeministër, ka emëruar gjysmën e qeverisë, është krejt normale, e kuptueshme dhe e përgjegjshme që në kuptimin ose fizik ose përmes komunikimit tjetër të pranon edhe zyrtarisht nomimin si kandidat për kryeministër”.
“Nëse jo, natyrisht se është e drejtë e tij e refuzimit publik apo zyrtarë që nuk është i gatshëm por kjo i mbetet në përgjegjësine e respektimit të vullnetit të elektoratit por edhe para se gjithash të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të shtetit të Kosovës dhe natyrisht mbështetjës së partnerëve tanë ndërkombëtarë”, tha presidenti Thaçi.