
Një i infektuar me virusin COVID-19, ka dalë rrugëve të Prishtinës pasditen e së martës. I dyshuari është arrestuar nga policia.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytet.
I dyshuari nuk iu është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim, dhe ka dalë në rrugë.
Ai është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në rrugë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar lënda./Gazeta Mejdani/