Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Presidenti Trump ka ndryshuar qasjen e tij ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj Ballkanit!

January 26, 2020
54
SHARES
1.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Thaçi - Trump

Kur president Donald Trump erdhi në pushtet, nuk ishin të paktë analistët që ishin të bindur se Kosova, po edhe i gjithë Ballkani, do të zhytej në harresë.

Por ndërkohë që po mbyll mandatin e tij presidencial Trump ka vërtetuar të kundërtën duke treguar se SHBA nuk do të largohet kurrë nga Ballkani, pavarësisht se kush ulet në Zyrën Ovale.

Edhe pse është përfshirë në tensione të jashtëzakonshme me Iranin dhe po përballet me një proces për shkarkimin e tij, Presidentit Donald Trump, por edhe një sërë zyrtarësh të nivelit të lartë të administratës së tij janë “ulur këmbëkryq” në rajon ku shqiptarët janë faktorë, shkruan Gazeta Tema.

Ditën që në Senatin Amerikan filloi gjyqi për shkarkimin e presidentit, i Dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe një nga njerëzit më të afërt të presidentit Trump, Richard Grenell do të njoftonte arritjen e marrëveshjes për rifillimin e fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd.

Kjo marrëveshje u ndërmjetësua jo vetëm nga Grenell por edhe Këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien. Për këtë të fundit kjo ishte puna e tij e parë që kur mori detyrën, edhe pse të gjithë prisnin që ai të përqendrohej në çështje më urgjente si Irani, apo Kina.

Nuk është sekret që Trump kërkon arritjen e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës përpara mbylljes së mandatit. Por tabloja e politikës tij drejt Ballkanit Perëndimor, si dhe ajo e politikës SHBA-së drejt rajonit është shumë më gjithëpërfshirëse. SHBA-ja ka tanimë jo një, por dy të dërguar special për rajonin.

Opinionistët amerikanë kanë logjikuar kohët e fundit se Administrata Trump ka bërë tanimë ndarjen diplomatike mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor, duke i kushtuar përparësi këtij të fundit.

Investimi diplomatik në dialogun Kosovë-Serbi Kosovës ka bërë disa analistë ta rendisin Ballkanin së bashku me Korenë e Veriut dhe Iranin në agjendën e Administratës Amerikane. Vetë Trump ka demonstruar një interes personal për këtë çështje, duke u “mburrur” në Twitter për rinisjes e fluturimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fillim të kësaj jave, ndërkohë që senatorët amerikanë diskutonin shkarkimin e tij, këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Robert O’Brien ishte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke u takuar me presidentët e Serbisë dhe Kosovës.

Ndërkohë, i Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është duke u përqendruar tek vendet e tjera të rajonit, sidomos tek reforma në Drejtësi në vendin tonë. Palmer ka deklaruar së fundmi se presidenti Trump është tejet i përqendruar tek çështja e Kosovës dhe rajoni në përgjithësi.

Damon Wilson, kryetar i Këshillit të Atlantikut, një grup studimor global thotë se rajoni i ka ofruar gjithnjë presidentëve amerikanë tore të lehta, krahasuar me rajone të tjera si Lindja e Mesme.

“Kur flasim për Ballkanin Perëndimor kemi të bëjmë me shtete demokratike që duan të jenë pjesë e Perëndimit strategjik, që kanë një vizion të përbashkët për të ardhmen e rajonit si një pjesë e zhvilluar e Evropës”, tha ai.

“Kjo i jep SHBA-së mundësi për të tore të rëndësishme diplomatike dhe edhe pse mund të duket e vështirë, në të vërtetë duket relativisht e lehtë kur e krahason me Iranin, Korenë e Veriut, apo Venezuelën.”

Wilson shtoi se dialogu Kosovë-Serbi i jep Shteteve të Bashkuara një shans për të treguar se ka qenë gjithnjë e pranishme në rajon dhe se ne nuk mund të lejojë që dikush tjetër të luajë rolin kryesor në Ballkanin Perëndimor.

James Hooper, një ish-diplomat amerikan dhe drejtori ekzekutiv i Këshillit të Veprimit në Ballkan me qendër në Uashington, tha se një përparim në lidhje me këtë çështje do t’i lejojë Trumpit të rriste ndikimin e SHBA-së në mbarë Evropën.

“Kjo është një mundësi e madhe sepse Grenell është një person serioz dhe ai ka shumë ndikim në Shtëpinë e Bardhë,” tha ai.

Sipas një sondazhi, sot shqiptarët e Kosovës i japin Trump pikë shumë të lartë mbështetjeje, 75 për qind, më shumë sesa çdo vend tjetër në botë. Si vendi më pro-amerikan në botë, Kosova është qendra e veprimit të SHBA-së në rajon.

Ballkani është jetik për strategjinë ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, pasi mund të luajë një rol kryesor në vizionin e Amerikës për një komunitet më të fortë transatlantik.

Por ndryshe nga presidenti Obama, Trump ka kuptuar nëse i afrohet rajonit me investime ekonomike, askush nuk ka nevojë për burokracinë e Komisionit Evropian, ndikimin e dëmshëm të Putinit, investimet e Kinës apo pastrimin e parave nga sheikët e Lindjes së Mesme.

Korporata e Investimeve Private, USAID-i dhe Korporata e Mijëvjeçarit janë prej kohësh aktive në rajon. Sidoqoftë, ajo që Trump ka kuptuar është se rajoni ka nevojë në të vërtetë është investimi privat i kompanive amerikane.

Sigurisht nxitja e investimeve në Ballkanin Perëndimor do të përmirësojë cilësinë e jetës në rajon, por nuk do të konsistonte në qeveritarë të përgjegjshëm.

Kjo është edhe arsyeja përse administrata Trump u ka dhënë fund politikave të mëparshme të Shtëpisë së Bardhë për nxitjen dhe imponimin e politikave sociale në rajon dhe ndërhyrjeve të panevojshme në politikën e brendshme të kombeve ballkanike. Këto aktivitete ishin më shumë destabilizuese sesa të dobishme.

Tanimë Shtetet e Bashkuara duket se po përqendrohen në mënyrë konstruktive në përmirësimin e demokracive të brendshme të rajonit, duke forcuar bashkëpunimin ekonomik rajonal, si Mini-Shengeni Ballkanik dhe luftuar korrupsionit.

Tani që Trump i ka dhënë një fytyrë ndikimit të Amerikës në rajon, Shtetet e Bashkuara janë më shumë se kurrë të pranishme në Ballkanin Perëndimor.

Share41Tweet

Related Posts

Pse deri më sot askush nuk arriti t’i rendis shkaqet pse Kosova qe 15 shekuj nuk rahatohet!

September 19, 2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

July 5, 2022

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

June 7, 2022

Formohet grupi punues për anëtarësimin urgjent të Kosovës në NATO, flet kryediplomatja Gërvalla!

March 9, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.