Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional, thekson zyra e Presidentit.
Ndërkohë Gazeta Mejdani fillimisht raportojë për gjendjen e presidentit të vendit.
“Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, njofton zyra e Presidentit.
Tutje bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi.