Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se mbrëmë ka vizituar prindërit e liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Mbrëmë, me bacën Fazli dhe nënën Ajshe, në shtëpinë e Kadriut, vëllait të gjakut të luftës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Thaçi kohëve të fundit ka nisur një turne të vizitave në familjet e dëshmorëve.
Këto vizita vijnë pas propozimaktakuzës nga Gjykata Speciale kundër tij dhe Kadri Veselit.