
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sapo ka pritur në takim Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borell.
Takimi i dyshes po zhvillohet në kabinetin e Presidencës, ndërsa pritet që pas pak Borell dhe Thaçi të deklarohen para mediave, raporton Indeksonline.

Përfaqësuesi i BE-së pritet që të diskutojë me Thaçin për dialogun Kosovë-Serbi si dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borell pritet të takojë edhe përfaqësuesit partiak kosovar, më pas të vizitojë termocentralin Kosova B si dhe të vizitojë qytetin e Prizrenit./Indeksonline/


