
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është përfshirë në debatin, i cili është duke u zhvilluar në Kosovë pas vendimit të Gjykatës së Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e qeverisë së re.
Meta ka thënë se gjithmonë ka respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, Meta ka thënë se edhe më tutje do ta vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.
“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja evropiane ndaj institucioneve”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.