
Presidenti i vendit, Hashim Thaci i ka ftuar sot në takim në presidencë liderët e partive politike.
Përmes një njoftimi për media, nga presidenca kanë bërë të ditur se Thaci i ka ftuar partitë në takim sot në ora 16:30.
“Thaçi i fton në takim të përbashkët liderët e partive parlamentare
Prishtinë, 22 prill 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 16:30, në sallën C-301, do të mbajë takim konsultativ me liderët e subjekteve politike parlamentare”, thuhet në njoftim.
Takim, ndërkaq, sot gjatë ditës ka pasur edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Të dy kanë diskutuar për koalicionin e ri, tash kur Këshilli i LDK-së e ka aprovuar një koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.