
Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, njoftoi dorëheqjen nga posti pas kërkesës për dorëheqje nga ushtria.
Më herët Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bolivian, Williams Kaliman, kërkoi dorëheqjen e presidentit, Evo Morales, siç tha ai “për mbrojtjen e mirëqenies dhe stabilitetit të Bolivisë, në mënyrë që të ofrojë sigurinë e njerëzve përballë konflikteve në rritje në vend si dhe për të lejuar që dhuna të ndalet në mënyrë që të garantojë të drejtën e jetës.
Ne kërkojmë nga populli dhe ata që zhvillojnë protestat që t’u japin fund ngjarjeve të dhunshme në mënyrë që mosmarrëveshjet mes vëllezërve të mos shkaktojnë gjakderdhje dhe shqetësime për familjet tona”.
Discussion about this post