Presidenti i Azerbajxhanit Illam Aliyev e përshkroi Armeninë si një “shtet fashist” për shkak të faktit se goditi vendbanimet civile të vendit të tij.
Ilham Aliyev, në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, deklaroi se Armenia filloi përleshjet në kufi më 12 korrik dhe se ushtria armene sulmoi një nga pozicionet e Azerbajxhanit në rajonin e Tovuz me gjuajtje të papritur të artilerisë.
Duke theksuar se ushtria azerbajxhanase mori hakmarrjen për dëshmorët duke u përgjigjur menjëherë dhe se korri fitoren e lavdishme, Aliyev tha: “Forcat armene nuk hyjnë në territorin e Azerbajxhanit as edhe një centimetër dhe kurrë nuk do ta arrijnë këtë. Përkundrazi, nëse do të donim, mund të kontrollonim pjesën më të madhe të atij rajoni të Armenisë. Mirëpo ne nuk kemi një qëllim të tillë”.
Ai tha se ushtria armene hapi zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit dhe se në këtë sulm humbi jetën një civil 76-vjeçar, Aliyev tha se “kjo edhe njëherë tregoi se Armenia është një shtet fashist”.
Presidenti azerbajxhanas bëri të ditur se populli i Azerbajxhanit është i lodhur nga negociatat e pakuptimta për rajonin e Karabakut, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Edhe durimi i popullit ka një kufi. Ne formuam një ushtri të fuqishme. Nuk do të hedhim as edhe një hap prapa në çështjen e Karabakut. Duhet të sigurohet tërësia territoriale e Azerbajxhanit dhe ne jemi të vendosur në këtë drejtim”.
Ai falënderoi popullin turk dhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan për mbështetjen e dhënë, ndërsa tha se “Tërë bota edhe njëherë pa se populli turk dhe ai azerbajxhanas janë vëllezër të vërtet”.