Një fans i Kombëtares angleze është i gatshëm të bëjë një rrugë të gjatë drejt Prishtinës, për ta shikuar ndeshjen kundër Kosovës, pavarësisht se nuk arriti të gjejë biletë.
Fansi i quajtur Matthew Jones ka bërë një postim interesant në rrjetet sociale, duke potencuar se do ta shikojë ndeshjen në ndonjë kafene të Prishtinës.
“Do të udhëtoj rreth tri shteteve për katër ditë për të përfunduar në një kafene në Prishtinë për ta shikuar ndeshjen”, ka shkruar Jones. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post