Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Post factum: Fenomeni Albin Kurti!

March 26, 2020
40
SHARES
849
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Opinion

Shkas: Mocioni i rrëzimit të Qeverisë Kurti

Shkruan: Sali Shasivari

Asnjëherë nuk kam qenë i prirur që t’i glorifikoj njerëzit tejmase, ngase, çdo njeri ka anët e tij të mira, sikurse ka edhe dobësitë e tij; e, as që kam tentuar ndonjëherë të luaj rolin e avokatit të ndonjë personi apo entiteti, përpos nëse është në pyetje ndonjë kauzë dhe e vërtetë në të cilën besoj fuqishëm.

Andaj, qoftë para apo pas marjes së pushtetit nga ana e Albin Kurtit, nuk isha në mesin e entuziastëve të flaktë të cilët mendonin se Albin Kurti dhe Qeveria a tij do të bëjnë ‘çudira’; kjo, nga fakti se, isha më se i bindur se Kosova, që nga periudha e pasluftës, u ‘përdhunua’ dhe u ‘përçudnua’ aq shumë nga klanet dhe grupet e interesit, qoftë atyre të brendshme apose të jashtme, sa që, përmes zhvatjes së tillë, ato garantuan në çdo aspekt që Kosova të humb potencën për t’u shndërruar në shtet të mirëfilltë dhe ligjorë; ashtu siç isha i bindur se Albin Kurti ka trashëguar një grumbull problemesh, të cilave do ta ketë vështirë t’ua gjejë fijen.

Megjithatë, Albin Kurti, së bashku me bashkëudhëtarët e tij, dha sinjale shprese, duke dëshmuar se, ku ka vullnet, ka edhe shpresa; duke u etabluar kështu si simbol shprese, edhe atë, jo vetëm për shoqërinë kosovare, por për mbarë kombin dhe rajonin.

Efekti më i rëndësishëm që krijoi Albin Kurti me shokë është se, ata, përmes intelektualizmit, profesionalizmit, qartësisë dhe transparencës, vërtetuan faktin se, në skenën politike shqiptare mund të kemi edhe njerëz që ‘kanë sens’; nëse jo 100% politik, së paku në aspektin e dinjitetit njerëzor.

Mua, personalisht, më mjafton ky fakt që të besoj se Albin Kurti dhe Qeveria e tij ishte e keqja më e vogël për Kosovën dhe të ardhmen e saj, e, pse jo edhe për realitetin mbarëshqiptar; sidomos nga fakti se fenomeni dhe efekti Albin Kurti ngjalli shpresa për ndryshim dhe reforma edhe në shoqëritë tjera shqiptare.

Kjo, për dallim nga klanet famëkeqe dhe bandat parapolitike të demagogëve, hajdutëve dhe derdimenëve të cilët e kanë zaptuar dhe kontaminuar skenën politike shqiptare – anekënd shqipërive tona – tashmë gati tre dekada; e, të cilët, me siguri se janë bërë të bajatshëm edhe për bashkëshortet e veta, e lere më për publikun mbarëshqiptar. E ajo që është edhe më e turpshme dhe e neveritshme është fakti se, disa klane dhe banda të këtij soji pretendojnë të jenë trashëgimtarë të së kaluarës së lavdishme të luftërave çlirimtare; ndonëse, veprimet e tyre të njëpasnjëshme përbaltën çdo shenjtëri.

Mirëpo, suksesi më i madh që mund ta arrijnë armiqët e një populli si dhe argatët e tyre, është të neutralizojnë modelet e suksesit dhe të ndërprejnë proceset shpresëdhënëse, qoftë edhe përkohësisht.

Kështu, edhe ndodhi.

Pikërisht në kohën më kritike për popullin dhe shtetin Kosovar, e jo vetëm, një grup ujqërish, nën mjegullnajën e një pandemie që ka kapluar botën dhe vendin, vendosën të bëjnë sulmin e pabesë të rradhës, duke vënduar interesat e tyre klanore mbi çdo interes tjetër.

Me të dëgjuar ulërimat e kësaj kopeje të ujqve, filluan të ulërijnë edhe kopete e ujqërve tjerë anekënd maleve dhe zabeleve të shqipërive tona.

Në situata të këtilla, është obligim i gjithë banorëve të shqipërive etnike të bashkojnë forcat për t’u qëndruar përballë këtyre kopeve dëmtore; përndryshe, secilit vendbanim do t’i vijë rradha e sulmeve të pabesa.

Andaj, kujdes!

Share36Tweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

July 1, 2022

Çavusoglu pas takimit me Kryeministrin Kurti: Turqia nuk do lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e ’90-ta!

June 19, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Më në fund e pranon edhe Blerim Latifi: Grenelli ishte njeri i Vuçiqit, Kurti kishte të drejtë, jo ai!

April 4, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.