
Një sondazh i përbashkët i «Wall Street Journal» dhe «NBC News» ka nxjerrë rezultate të habitshme në lidhje me krizat kombëtare, siç është vdekja e Floyd, apo vdekja e më shumë se 100.000 njerëzve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).
48 për qind e republikanëve thonë se protestat i shqetësojnë ata më shumë sesa rrethanat që çuan në vrasjen e Floydit, ndërsa 81 për qind e demokratëve mendojnë të kundërtën.

80 për qind e amerikanëve mendojnë se situata në vend ka dalë jashtë kontrollit pas vdekjes së Floyd si pasojë e dhunës policore.

Ndërsa 75 për qind e demokratëve kanë shprehur mendimin e tyre në anketë se do të duhet më shumë se një vit për të parandaluar pandeminë Covid-19 dhe rikthyer normalitetin, 32 për qind e republikanëve që mbështesin Presidentin Donald Trump mendojnë se epidemia është marrë nën kontroll.


Sipas rezultateve të anketës, megjithëse mbështetja për veprimet e Trump ra me një për qind në 45 për qind krahasuar me muajin prill, krizat që po kalon vendi nuk e kanë ndryshuar edhe aq shumë raportin e mbështetjes që gëzon presidenti. Kurse 49 për qind e njerëzve mbështesin kandidatin e demokratëve për president, Joe Biden.